Përfshihet nga flakët një makinë në Gramsh, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
Lajmifundit
/
24 October 2026, 13:53
Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune në Gramsh. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.
Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar.
Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.


