“Dialogu nis pas dorëheqjes së Ramës”/ PD zëvendëson fletët në sofrën e Kryeministrisë me fotot e Agasit, Yeffet dhe Ballës

Politikë

“Dialogu nis pas dorëheqjes së Ramës”/ PD

Me të mbërritur para kryeministrisë, Partia Demokratike hoqi menjëherë fletët ku lexohej ‘dialog’ që Rama kishte vendosur mbi ‘sofër.’

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, i zëvendësoi me foto të Ergys Agasit, Ron Yeffet e Taulant Ballës.

“Rama do të ketë dialog vetëm me Ergys Agasin. Rama do të bëjë dialog vetëm me Ronin. Rama do të ketë kryenegociator dhe dialogues Taulant Ballën”, tha ajo.

“Dialogu fillon pasi të japë dorëheqjen”, shtoi një tjetër duke i hedhur tej shiltet që vetëm pak më pas përfunduan në flakë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion