Përfshihet edhe 14-vjeçari, Gjykata e quan të ligjshëm arrestimin e 10 protestuesve, i lë në “detyrim paraqitjeje”

Aktualitet

Përfshihet edhe 14-vjeçari, Gjykata e quan të ligjshëm
Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues dhe e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre.

Mesohet se prokurorja kërkoi si masë shtesë ndaj tyre edhe ndalimin e qëndrimit pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.

Edhe një gjyqtare për të miturit shqyrtoi arrestimin e protestuesit të 10-të, i cili doli gjatë ditës para Dhomës Penale.

Bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili kishte marrë pjesë në protestë dhe ishte shoqëruar nga policia. Edhe për të u vendos masa “detyrim paraqitjeje”, ndërsa arrestimi u konsiderua i ligjshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion