Merret vendimi, përjashtohen nga Kuvendi 6 deputetët e PD, ja për sa ditë

Politikë

Merret vendimi, përjashtohen nga Kuvendi 6 deputetët e PD, ja për
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit  ka pranuar kërkesën e Partisë Socialsite dhe ka përjashtuar me 60 ditë deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, shkruan A2 CNN.

Ndërsa për 14 deputetët e tjerë demokratë që bllokuan foltoren e Kuvendit, Sekretariati rrëzoi kërkesën e PS për përjashtimin e tyre me 10 ditë.

Sekretariati i Etikës në Kuvend u mblodh sot online për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve  të Partisë Socialiste, por demokratët nuk janë bërë pjesë e mbledhjes së zhvilluar online.

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës pas përplasjeve në seancën e djeshme plenare, shkruan A2 CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion