Vetëm 9 ditë në detyrë, Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bode i paraqet dorëheqjen ministrit të drejtësisë Toni Gogut

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bode, është një nga drejtuesit e parë të institucioneve që kanë dorëzuar dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për të gjithë ministrat.
Mësohet se Bode, ka paraqitur dorëheqjen në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Toni Gogu ishte një nga të parët që thirri dje mbledhje me vartësit e tij, për ti komunikuar kërkesën e Ramës. Bode bëhet kështu drejtuesja më jetëshkurtër e burgjeve, me vetëm 9 ditë në detyrë.
Edhe pse dorëheqja e saj në këtë rast lidhet me një urdhër politik të kryeministrit, Bode duket se është një nga të sakrifikuarat më të mëdha, pasi sapo ishte emëruar në detyrë.


