Për të disatën ditë, Kryeministri Edi Rama bën sërish ftesë për dialog

Politikë

Për të disatën ditë, Kryeministri Edi Rama bën
Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të diele.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka treguar se ka vendosur sërish ftesat për dialog jashtë ambienteve të Kryeministrisë.

Në pamje shihet një tavolinë prej guri, mbi të cilën janë vendosur ftesat me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa përreth saj ndodhen karrige dhe ulëse prej guri.

Ndërkohë, studentët kanë refuzuar të gjitha ftesat e mëparshme për dialog, duke vijuar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion