Zgjim më i vonë në mëngjes, nis ora dimërore, akrepat shkuan 60 minuta pas

Soft

Zgjim më i vonë në mëngjes, nis ora dimërore, akrepat
Sot, të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës u zhvendosën pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore.

 Në orën 03.00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00. Kjo do të thotë zgjim më i vonë në mëngjes, dhe më pak orë me dritë.

Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.

Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore.

Ky sistem është në fuqi që prej vitit 1981, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është hedhur ideja për ta shfuqizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion