Pedagogët i dalin në krah protestës studentore, njoftojnë për takim me ta ditën e enjte
Lajmifundit
/
14 October 2026, 21:01
Aktualitet

Sindikata e Pavarur e Universiteteve shqiptare i ka dalë në krah protestuesve dhe ka njoftuar për një takim nesër paradite.
“Takim kombëtar i profesoratit në përkrahje të studentëve. E enjte, 15 tetor ora 10:00 para korpusit të UPT. Bashku! Mos qëndro indiferent”, është thirrja që ka bërë Sindikata e Pavarur e Universiteteve shqiptare.
Ndërkohë që një ditë më parë, protesta ka përshkallëzuar në dhunë. Protestuesit u kanë vënë flakën bizneseve private si dhe institucioneve shtetërore.

