FOTO / Protesta e studentëve zhvendoset te rrethrrotullimi “Zogu i Zi”, i vihet zjarri filialit të një banke

Protesta e studentëve në Tiranë është zhvendosur edhe te rrethrrotullimi “Zogu i Zi”, ku situata është përshkallëzuar dhe i është vënë zjarri disa bizneseve në zonë.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, zjarri ka përfshirë filialin e një banke të nivelit të dytë dhe një dyqan rrobash ngjitur me të.
Gjatë orëve të fundit, protesta është zhvendosur në disa zona të kryeqytetit, duke u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, si dhe me dëmtime të bizneseve dhe institucioneve.

Protesta e nisur te ministria e Arsimit u zhvendos pas përplasjeve me poliinë në zonë të tjera, si ministria e Financave, e Brendshme, e më pas të Kryeministrisë, Kryesia e Kuvendit dhe Piramida.





