VIDEO/ Disa vatra zjarri në Rrugën e Durrësit, policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2
Në rrugën e Durrësit, protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri. Një pjesë e studentëve u zhvendosën te “Zogu i Zi”, ndërsa një pjesë është shpërndarë në një zonë tjetër.
Forca të shumta policisë gjithashtu janë vendosur në zonën ku janë ndezur edhe vatrat e zjarrit. Revolta e studentëve vijon që prej orëve të para të mëngjesit.
Disa institucioneve janë vënë në shënjestër të protestuesve ku edhe iu është vënë flaka, si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, apo edhe Bashkia e Tiranës.
Gjithashtu protestuesit qëndruan për disa orë te Kryeministria, ndërsa pati edhe tensioneve mes forcave të policisë të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.


