Plagosja e Erjon Vishkullit, zv.kryeministrja: Ngjarje alarmuese, por e papranueshme të shfrytëzohet

Politikë

Plagosja e Erjon Vishkullit, zv.kryeministrja: Ngjarje alarmuese, por e

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me plagosjen e të riut Erjon Vishkulli, ngjarje për të cilën thekson se është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta.

Përgjatë reagimit të saj të bërë pasditen e kësaj të diele në Facebook, Koçiu kërkon që ngjarja e Erjonit të mos shfrytëzohet për propagandë dhe as për të justifikuar protestat e dhunshme që prej 13 ditësh kanë "mbërthyer" Tiranën.

“Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta.

Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.”, shkruan Koçiu në postimin e saj.

Po ashtu, Koçiu thekson se qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion