Parlamenti do të zhvillohet të enjten/ Edi Rama nuk do të jetë në sallë, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Parlamenti do të zhvillohet të enjten/ Edi Rama nuk do të

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë më 22 tetor drejt Malit të Zi. 

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në tryezë pritet të ulen gjithashtu kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Sipas agjendës paraprake, mbërritja e liderëve dhe deklaratat për mediat janë parashikuar të nisin në orën 09:30, ndërsa punimet e samitit në orën 10:20.

Pjesë e takimit do të jetë edhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila pritet të zhvillojë takime me zyrtarët malazezë, me fokus procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që duhet të ndërmarrë vendi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion