Rama niset të enjten për në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e Berlinit, i pranishëm edhe kancelari Merz

Kosovë&Rajon

Rama niset të enjten për në Mal të Zi, merr pjesë

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të enjten, më 22 tetor, drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës. Pjesëmarrja e Ramës konfirmohet zyrtarisht për Report TV qw ka siguruar edhe listën e liderëve që do të jenë të pranishëm në samit.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Kjo e fundit do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten, ku përveç pjesëmarrjes në samit do të takohet me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në fokus të takimeve do të jenë rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit.

Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Lista e plotë e pjesëmarrësve në Samitin e Procesit të Berlinit, më 22 tetor në Mal të Zi

Sipas listës zyrtare të pjesëmarrësve, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës, pritet të marrin pjesë:

de520d6bb895d8202e1485a23f979975.png

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion