Vuçiç bën deklaratën e papritur: Do ishte mrekulli po të mos niste Lufta e Tretë Botërore! Serbinë e kanë rrethuar vendet e NATO-s

Kosovë&Rajon

Vuçiç bën deklaratën e papritur: Do ishte mrekulli po

Aleksandar Vuçiç duket se i është kthyer retorikës së panikut pasi po i drejtohet zgjedhjeve parlamentare me partinë e tij SNS, në 25 dhjetor të këtij viti.

Gjatë një interviste televizive, Vuçiç ka thënë se ai beson që Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë fillimit.

“Do të jetë mrekulli nëse nuk fillon. Do të isha njeriu më i lumtur në botë nëse do ta kisha gabim. Por kam frikë se nuk e kam gabim”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç tha më tej se ishte ai që paralajmëroi botën se presidenti rus Vladimir Putin “nuk luan bllofin” kur thotë se do të përdorë armë bërthamore.

“Kur njerëzit filluan të thoshin se Putini po bënte blof lidhur me përdorimin e armëve bërthamore, u thashë të gjithëve në Perëndim: Putini nuk po bën aspak blof. Sigurisht, ai nuk dëshiron t'i përdorë ato kot së koti. Askush nuk është i çmendur.

Por, në rast të një sulmi të drejtpërdrejtë nga jashtë, qoftë nga Amerika, Evropa apo Britania, kushdo qoftë, ai do të përgjigjet me armë bërthamore në atë sekondë të njëjtë”, tha Vuçiç.

Ai pretendoi më tej se Serbia është i vetmi vend ushtarakisht në Europë, i rrethuar nga vende të NATO-s, çka sipas tij nuk është e lehtë për Serbinë.

“A mendoni se është e lehtë për ne, si një vend ushtarakisht neutral, kur jemi të rrethuar nga vende të NATO-s?

Vetëm Bosnjë-Hercegovina nuk është në NATO, dhe kjo vetëm sepse aty ndodhet Republika Srpska. I gjithë rrethimi ynë përbëhet nga vende të NATO-s. Kjo është arsyeja pse ne po armatosemi”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion