“Ose ne ose ai”, studentja: Dhunën po e nxit vetë policia. Kryeministri duhet të ikë, s’ka zgjidhje tjetër

Aktualitet

“Ose ne ose ai”, studentja: Dhunën po e nxit vetë policia.

Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në tubim.

“Ose ne, ose ai. Nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveçse të ikë. Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë. Nuk mund të dialogohet më me kryeministrin”, u shpreh një studente e pranishme në protestë.

Ajo tha se ka marrë pjesë në tubime që prej protestës së Flamingos, ndërsa akuzoi policinë se po nxit dhunën gjatë protestave.

Studentja u bëri thirrje të rinjve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se frika nuk duhet t’i pengojë ata të shprehin qëndrimet e tyre.

“Nuk duhet të kemi frikë, duhet të zhduket frika, sepse këtë po përpiqen të bëjnë, të na frikësojnë”, deklaroi ajo.

E pyetur pse e refuzojnë dialogun me kryeministrin Rama, studentja tha: Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë, nuk mund të dialogohet më me kryeministrin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion