Drejtorët e dorëhequr vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit

Aktualitet

Drejtorët e dorëhequr vijojnë punën, Besmir Beja inspekton

Drejtorët e dorëhequr vijojnë të ushtrojnë detyrat e tyre, pavarësisht largimit të njoftuar nga funksionet drejtuese.

I tillë është edhe rasti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili ka vijuar aktivitetin zyrtar, duke zhvilluar një vizitë në Degën Doganore të Durrësit, ku inspektoi mjediset e rikonstruktuara dhe zhvilloi një takim me punonjësit e administratës.

Siç bëhet me dije nga një postim në faqen zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të doganave, Beja në këtë takim kërkoi angazhim maksimal për përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Një tjetër fokus i takimit ishte realizimi i planit të të ardhurave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion