Rama nxori skedat e protestuesve, i riu: Hallall dora atij që ia dha listën, i ka bërë puçin! Ka 15 vjet që merr trafikantë në qeveri

Aktualitet

Rama nxori skedat e protestuesve, i riu: Hallall dora atij që ia dha

Një i ri në protestë komentoi listën që kryeministri Edi Rama publikoi një ditë më parë, ku sipas tij protestuesin ishin persona me rekord kriminal.

Por i riu tha se ai që i ka dhënë listën, i ka bërë puçin, pasi ata të gjithë janë studentë, madje disa prej tyre ekselentë.

Sipas të riut, Rama ka 15 vjet që merr në qeveri trafikantë dhe i konsideron si të pastër.

“Dua të përshëndes kushdo që i ka nisur atë listën kryeministrit se i ka bërë puçin. Hallall dora,

Ata ishin studentë ekselentë dhe ai është një person që nuk ka dinjitet. Nuk e di ku e gjen fytyrën që del e thotë ato gjera.

Ai student me të gjitha 10 ai e quan trafikant. Rama ka 15 vjet që merr trafikantët  në qeveri dhe thotë janë të pastër. Ne që dalim në shesh dhe jemi të pastër jemi trafikantë. Kushdo që ja ka dhënë atë listë e falënderoj”, tha i riu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion