Hakerat "bëjnë prova" me kartat e Raiffeisen Bank, qytetari: Tëntuan të më vjedhin 0 lekë!

Siguria e kartave bankare të Raiffeisen Bank është tentuar të cënohet të paktën sipas denoncimit të një qytetari nga Korca.
Ilir Vrenozi, ka bërë publik në rrjetet sociale, mesazhin që i ka mbërritur nga banka, për tentativën e kryerjes së veprimeve financiare me kartën e tij, edhe pse ai thotë se nuk e ka kryer këtë veprim, e madje, nuk ka as gjendje në llogari.
Veprimi është tentuar të kryhet më 25 mars 2024, ora 13.15.59.
Veprimi ka qenë i pasuksesshëm ndërsa në SMS qytetari njoftohet se duhet të kontaktojë bankën në rast se nuk ka qenë ai që ka tentuar kryerjen e veprimit.
Ajo që është e habitshme, është se mesazhi nuk përmban as terminalin ku është tentuar të përdoret karta, ndërsa vlera e veprimit që është tentuar të kryhet është zero lekë.

Mesa duket, të paktën në kushtet kur qytetari thotë publikisht se nuk ka tentuar ta përdorë kartën, pasi nuk ka gjendje në ate llogari, fjala është për tentativa veprimesh të kryera nga hakerat që duket se bëjnë prova me kartat e Raiffeisen Bank për thyerjen e sigurisë së tyre.


