Rithemelimi përplaset me policinë, bllokohet makina që transportonte gruan shtatzënë

Grupi i Rithemelimit ka thirrur paraditen e sotme protestë para Bashkisë së Tiranës, ku dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar, kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.
Ndërsa protestuesit kanë bllokuar rrugën, një qytetar ka dalë nga automjeti duke kërkuar që të hapin rrugën, pasi kishte një grua shtatzënë në makinë.
Ata kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë. Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.
Ndërsa qytetarët dhe opozita kishin bllokuar rrugën, një qytetar i bllokuar në makinë u ka kërkuar që të hapin rrugën pasi kishte gruan shtatzënë në mjet.
Rithemelimi në protestë, hidhen vezë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, policia “gardh” tek dera

Sot, para Bashkisë së Tiranës, po zhvillohet një protestë me pjesëmarrjen e Rithemelimit dhe Aleancës për Teatrin. Gjatë protestës, demostruesit kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së Bashkisë.
Situata është tensionuar, në momentin që këshilltarët e Partisë Demokratike kanë tentuar të futen brenda Bashkisë, por nuk janë lejuar nga policia, duke shkaktuar tensione dhe përplasje.
Pas këtij momenti, janë shtuar forcat e policisë të cilat janë të shumta dhe kanë krijuar një kordon rreth godinës.


