Censurohet lajmi për denoncimin e gazetares së Top Channel ndaj Ministres Anila Denaj
Tirane - Një “censurë moderne” po qëndron si cekan mbi kokën e mediave, kryesisht atyre që janë krijuar e menaxhohen nga gazetarë dhe që mbijetojnë vetëm në sajë të klikimeve e shikueshërisë që kanë, pa ndonjë parti apo biznes nga pas që tu mbulojë humbjet financiare.
Fjala është për një “armatë keqbërësish” tashmë të organizuar, të cilët monitorojnë gjithcka shpërndahet në media dhe raportojnë herë si spam, herë si shkelje etike apo privatësie, dhe përdorin cfarëdo ideje të mbrapshtë që u shkon në mendje, për të hequr nga transmetimi lajmet që nuk u pëlqejnë.
Fjalia "cencurë moderne" e përshkruan këtë veprim kriminal pasi po përdoren rrjetet sociale dhe "programet" që filtrojnë postimet në to, për të hequr lajmet kritike që nuk u pëlqejnë atyre që kanë punësuar "armatën e keqbërësve".
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një situatë e tillë ndodhi sot me lajmin që ne publikuam duke iu referuar denoncimit të gazetares së Top Channel Rudina Muca, e cila akuzoi ministren e Bujqësisë Anila Denaj se po hakmerret për lajmet kritike, duke trysnuar me shkarkim motrën e gazetares që punon në një nga institucionet e varësisë së ministres.
Denoncimi i gazetares, i shoqëruar me një shpjegim të shkurtër dhe me foton e publikuar prej vetë asaj, ishte mesa duket aq i papëlqyer dhe alarmues sa brenda pak minutash Lajmifundit.al mori njoftim për heqjen e linkut të tij nga profili i Facebook, nga grupi ynë dhe po ashtu edhe nga faqja ku ne ndajmë postimet.
Ne sigurisht e apeluam këtë masë duke shpjeguar edhe arësyet pse vendimi është i padrejtë dhe jemi në pritje të vendimit të Facebook. Megjithatë shpresat janë të pakta, pasi masa të tilla Facebook i merr bazuar në shqyrtimin e përmbajtjes nga disa programe, dhe jo nga njerëz që arrijnë të dallojnë raportimet e rreme dhe fiktive.
Njoftimi që na erdhi:
Ne hoqëm komentin tuaj
Pse ndodhi kjo
Duket sikur u përpoqët të merrni pëlqime, ndjekje, ndarje ose shikime video në një mënyrë mashtruese.
Një mashtrim i pastër dhe tipik për këto raste, pasi postimi ynë nuk përmban as ftesë për pëlqim, as video dhe asgjë mashtruese, është thjesht një lajm i publikuar që mund të lexohet në një link.
Për transparencën e lexuesve, redaksia sqaron se cfarë konsiderohet SPAM, nga vetë Facebook:
Standardet e Komunitetit, Spam
Ne nuk i lejojmë njerëzit të përdorin lidhje mashtruese ose përmbajtje për të mashtruar njerëzit për të vizituar ose qëndruar në një faqe interneti.
Shembuj të gjërave që ne nuk i lejojmë
Kur jeni duke u thënë njerëzve se duhet të pëlqejnë një Faqe për të hyrë në përmbajtjen në një faqe tjetër
Përdorimi i pop-up-eve të parëndësishme në faqet e internetit për të parandaluar që njerëzit të largohen me lehtësi
Maskimi i një lidhjeje si diçka në platformën tonë, si një sondazh ose video, për të marrë klikime
Sic duket edhe nga vetë njoftimi që ka sjellë Facebook, linku që ne kemi shpërndarë është pikërisht ky:
Me lart, linku ku lexuesit mund të lexojnë postimin tonë për denncimin e gazetares Rudina Muca.
Ashtu sikurse mund të shikohet nga kushdo i interesuar, linku në fjalë dërgon në një artikull informues, të shqëruar me foto, ku jepet qartësisht burimi informacionit me referim në përmbajtje dhe me screen dhe cfardo tjetër të nevojshme.
Linku nuk ka as ftesë për pëlqimin e faqes, as popup dhe as një lidhje të maskuar për klikime.
Atëherë pse ndosh ky raportim për arësye dhe motive krejtësisht të paqena?
Arësyeja është e qartë, heqja nga transmetimi, dhe reduktimi i dushkërisë së një postimi që është kritik me një minister që denoncohet nga një gazetare për hakmarrje ndaj lajmeve kritike duke kërcënuar me heqjen nga puna të motrës së gazetares.
Dhe kjo nuk është praktika e parë, pasi vec raportimeve të tilla fiktive ndaj lajmeve të caktuara, “armata e kebërësve” që paguhet me taksat e shqiptarëve pasi ministrat që i përdrin nuk japin asgjë nga pasuria e tyre, sulmojnë edhe në forma të tjera media të caktuara që nuk i kanë nën kontroll.
I tillë është shembulli i raportimit me pretendimet për shkelje privatësie të videos që ne shpërndamë në facebook më 24 qershor 2024.
Fjala është për një nga ato video të montuara e përgatitura nga vetë policia, zyra e saj e komunikimit me median, ku evidentohen shkelje të ndryshme rrugore dhe masat e vendosura nga ana e shërbimeve të polcisië. Shperndarja e videos në fjalë bëhet pikërisht për faktin se materiali është shpërndarë nga policia për gazetarët me qëllim publikimin e saj për të ndërgjegjësuar uljen e numrit të shkeljeve rrugore dhe për të dhënë një kontribut në uljen e numrit të aksidenteve.
Por këto janë cështje që nuk i interesojnë “armatës së skutave” që tashmë dihen me adresë, me kat dhe me ndërtesa që ku ndodhen në Tiranë. Ata duan thjesht “tu ulin kokën” mediave që nuk kanë arritur ti kontrollojnë me raportime të tilla mashtruese.
Ndërkohë që videoja jonë është hequr nga publikimi në faqen tonë duke u raportuar me pretendimin se përmban të dhëna private dhe sensitive, e njëjta video, ndodhet edhe sot online në faqen e policisë së shtetit, dhe kushto mund ta akesesojë në këtë link.
A nuk janë të dhënat sensitive në faqen e policisë? A është faqja jonë më popullore se ajo e policisë, pse dëmi i pretenduar ndodh vetëm tek faqja e medias?
Apo videoja është publike atje sepse askush nuk e ka raportuar ndërsa raportimi fiktiv ka ndodhur vetëm për faqen tonë dhe qëllimi nuk janë aspak të dhënat në video por përdorimi i saj për një tjetër raportim që ka si synim dëmtimin e shikueshmërisë dhe audiencës së medias?
Kjo situatë vendos rrjetin social në një standard të dyfishtë dhe "keqbërsit e skutave" në një tjetër rast të sikletshëm megjithëse prej tyre nuk mund të pritet brerje ndërgjegje.
Sa për dijeninë e “armatës së kebërësve” që me siguri një ditë do të japin llogari për paratë që marrin në mënyrë të tërthortë nga buxheti i shtetit, videoja në fjalë nuk kishte asnjë të dhënë karte identiteti, pasaporte apo karte krediti, as fytyrat e njerëzve, as targat e automjeteve, pasi të gjitha ishin të mjegulluara.
Videoja kishte vetem fletet e gjobave te vendosura nga policia si ilustrim per penalizimin e shkelesve, ku serish ishin hequr targat dhe te dhenat personale, duke rrezuar keshtu ne menyre teresore, "motivin" e ketij raportimi.
Atëherë pyetja që shtrohet me të drejtë është, cilat ishin të dhënat personale dhe sensitive për të cilat u raportua videoja?
Pergjigja eshte se synimi eshte ulja e audiences se mediave qe nuk i kane ne kontroll, pasi penalizimi prej raportimeve te tilla, edhe pse teresisht abuzive dhe te pa bazuara, shoqerohet nga Facebook me uljen e shikueshmerise se nje faqeje ose grupi te caktuar.
Me poshte nje tjeter rast i raportimeve dashakeqe dhe te pabazuara.
Cfare ka si spam apo si shkelje ne lajmin per tabelat shqipe ne Maqedonine e Veriut? Asgje, vec perpjekjes se vazhdueshme te "armates se keqberesve" per te raportuar edhe postime te rregullta dhe etike, sa per te shtuar numrin e raportimeve ndaj mediave te caktuara me qellim demtimin e tyre dhe uljen e shikueshmerise.
POSTIMI U RIKTHYE NGA META, MADJE ME NJE KERKESE NDJESE, DUKE RIKONFIRMUAR AKTIVITETIN KRIMINAL TE "ARMATES SE SKUTAVE".
Aq fiktive jane raportimet ne fjale, dh aq e ashper eshte lufta me te cilen po perballen mediat qe nuk pranojne kontrollin, saqe raportime te tilla mashtruese behen nga "armata e keberesve cdo dite" per lajme nga me normalet dhe qe rikthehen serish ne transmetim pasi edhe vete Facebook pranon se ankesa ka qene e rreme dhe e pa bazuar:
Sigurisht që nëse vazhdon, kjo cështje nuk do të mbetet thjesht dicka e apelueshme në Facebook, pasi si një keqbërje skutash, si një padrejtësi e ndyrë që po sjell pasoja dhe dëme për njerëzit që punojnë, do të denoncohet dhe do ti shkohet deri në fund për tu hetuar e dënuar si një KRIM jo vetëm ndaj lirisë së informimit, por edhe më tepër se kaq.
Ne respekt te lexuesve qe me te drejte mund te pyesin nese "armata e se keqes" per te cilen po flasim eshte reale apo jo, jemi te detyruar te sqarojme se jane djem dhe vajza, pjese e kesaj shoqerie, disa prej tyre me aftesi dhe arsimim shume te mire, te cilet fillimisht jane "punesuar" ne nje pune qe ju eshte shitur si normale.
Me pas, pasi jane kthyer ne te varur nga nje rroge, u eshte dhene detyra qe bejne: ti bejne keq kujtdo qe cenon interesat apo imazhin e pagatoreve te tyre. Menaxhojne me dhjetera mijera llogari fiktive ose jo ne Facebook dhe rrjetet tjera sociale. I perdorin ato llogari per saportime masive ndaj mediave dhe postimeve qe nuk u pelqejne. Shpesh keto llogari jane reale, dhe bazohen ne te dhenat e marra ose te kopjuara ne menyre te paligjshme nga databazat shteterore. Shpesh jane te vjedhura.
Keta persona, punojne ne "kompani" qe fiktivisht ofrojne sherbime konsulence ose marketingu por qe ne fakt, nuk bejne gje vjeter vecse u sherbejne institucioneve apo personzheve te ndryshme te cileve u zotohen se do kontrollojne dhe heqin cdo postim negativ per ta ne media, internet dhe rrjetet sociale. Njeri nga keto grupe, nga me te medhate, punon ne ambiente luksoze te dhena "me koncesion" ne katin e dyte te nje godine prane Bulevardit qendror te Tiranes. Pagesat e majme qe marrin u kane krijuar kushte optimale pune me zyrat, pajisjet, rrjetet kompiuterike dhe gjihcka tjeter qe ju duhet. /lajmifundit.al