'Mos e lini të na shesë tokat', emigrantja nga Italia mesazh të fortë për Ramën dhe Melonin

Aktualitet

'Mos e lini të na shesë tokat', emigrantja nga Italia mesazh

Një emigrante, që ka ardhur nga Italia për të protestuar në shesh, theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet ta lejojnë më kryeministrin Edi Rama, që e cilësoi si kriminel, që të shesë tokat dhe të plaçkisë vendin.

Në fjalën e saj, ajo tha se shpesh janë cilësuar si popull që nuk reagon, por shtoi se në shesh po sheh vetëm luanë dhe luanesha. Ajo theksoi se të gjithë të bashkuar do të arrijnë të bëjnë histori kundër qeverisë.

“Na kanë thënë se jemi popull delesh, por këto sot shoh luanë dhe luanesha. Shpresa erdhi. Na ngjallët shpresën dhe ne që jemi larg. Jemi këtu për ju.

Që një ditë të kthehemi bashkë të gjithë dhe iu kërkojmë me shpirt mos u dorëzoni. Mos e kriminelin të na shesë tokat. Mos e lejoni të na përçajë. Do të vijmë si uragan siç kemi ardhur gjithmonë. Do të bëjmë histori të gjithë bashkë. “, tha ajo.

Emigrantja përcolli edhe një mesazh për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, teksa tha:

“Zonja Meloni je akoma e sigurt që vëllai yt (Rama) është djalë i mirë.“

 

ME TE LEXUARAT