Ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare influencerja, mesazhi që kishte postuar në rrjetet sociale

Bota

Ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare influencerja, mesazhi

Influencerja finlandeze Iidasofya, emri i vërtetë i së cilës ishte Iida-Sofia Heimonen, ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare, pas pesë ditësh në spital në gjendje kritike.

Ekipet e emergjencës kishin ndërhyrë pas njoftimeve të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të shqetësuar për sigurinë e saj. Sipas raportimeve të cituara, ngjarja dyshohet të ketë qenë një tentativë vetëvrasjeje.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur shoqja Susanna Lehto, përmes një videoje të publikuar të martën në TikTok.

Ajo ndau një kujtim ku shfaqeshin duke kënduar së bashku, shoqëruar me një mesazh lamtumire.

23-vjeçarja jetonte në qytetin Kotka të Finlandës dhe kishte krijuar një komunitet ndjekësish në Instagram, TikTok dhe platformën Kick.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion