"Këto sjellje nuk i duron dot më shoqëria!" – Bamir Topi i përgjigjet prerë ftesës së Ramës për dialog

Ish-presidenti Bamir Topi foli sot në News24 mbi protestat e studentëve ditët e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera.
Topi thekson se qytetarët nuk e durojnë më sjelljen arrogante dhe megalomane të kryeministrit Rama.
Sipas tij, qasja e Ramës me karrige dhe stola çdo mëngjes te kryeministria është jo serioze.
Nga ana tjetër, institucionet dhe qeveria shton Topi, janë në një errësirë totale sa i përket dhënies së transparencës çka e shton dhe më shumë revoltën.
Bamir Topi: Edi Rama sot mund të ndjehet i qetë për këtë që ka ndodhur, sepse kur filluan protestat zëri kryesor në media nuk janë problemet e mëdha që ka qeverisja e tij, korrupsioni i njerëzve të tij, dhe ky ka hyrë në një lloj ekuivalence të fajit, e ka fajin ne, policia apo protestues. Sot nuk shoh ndonjë lajm që presidenti ka thirrur kryeministrin. Për më tepër që sot është jashtë Shqipërisë. Nuk ka një apel publik. Ka një detyrim. Ai nuk ka shkuar atje si një njeri i stafit të kryeministrit. Kam qenë nënkryetar i PD kam pasur rrobën politike dhe në fund kur shkova atje thashë nuk i takoj më asnjë partie i takoj shtetit, debatet e mëdha i kam bërë me personin që sot është në opozitë.
Sot është institucioni i një njeriu, megaloman, arrogant, cinik dhe jo më larg se dy orë më parë kam dëgjuar një mesazh të presidentit Matarela, që u vendos në pozicion të kundërt me retorikën e qeverisë italiane. Burrë shteti, një burrë i maturuar që sheh përte interesave të x apo y. Tha mos shikoni me indiferentizëm rininë sot. Madje akoma më shumë, mos e shikoni me cinizëm sepse rinia ka nevojë të vlerësohet se në ç’stad është. Të shikohet se pas kësaj rinie ka familje që financiarisht nuk janë në gjendje, prandaj qeveria duhet të asistojë formimin e tyre.
Dil në trotuar vë karrige, stola, nuk është serioze. Ka mënyrën e vet ekstravagante, por kjo shoqëri nuk e duron dot më këtë mënyrë sjellje. Vërtet ti shkon shpërthim simptomash por pasojë e një sëmundje që njeriu e ka diku në trup.
Në rast se realizohen takime konsulta njerëzit e respektojnë institucionin. Në rast se nuk shprehesh nuk më mbetet tjetër të dyshojë mos këto takime janë për të kamufluar një situatë që nuk kamuflohet dot më. Këta njerëz që shkojnë atje shkojnë me një ftesë por nuk janë vendimmarrës. Përgjegjësia është e presidentit. Unë pres, duke bërë atë parashtresë, pres apel. Njerëzit duan të dinë mendimin e presidentit. Mendimi nuk është një prononcim i përgjithshëm. Cili raporti me kryeministrin? A ka transparencë ky vend? Duhet të dalim nga kjo errësirë informative. Ka një errësirë. Këtu nuk është puna me kap dikë pas shtyllës. Transparencën duhet ta kenë ata me pushtet. Sepse aty është errësira më e madhe.


