'Kryeministri kërcënoi studentët dhe mësuesit'/ Mjeku Ermal Pashaj: Ata që s’dinë të thonë 7 fjalë, Rama i ka në Parlament!

Aktualitet

'Kryeministri kërcënoi studentët dhe mësuesit'/

Ndërsa rrugët e kryeqytetit po përballen me ndjekje e përplasje të vazhdueshme, mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj, i ftuar në një emision televiziv, ka lëshuar akuza të fortë ndaj mënyrës se si po menaxhohet reagimi qytetar.

Pedagogu dënoi hapur kërcënimet e pushtetit ndaj arsimtarëve dhe të rinjve, si dhe keqpërdorimin e forcave të policisë për t’u vënë nga pas protestuesve në çdo rrugicë të Tiranës.

“Kryeministri Rama kërcënoi studentët dhe mësuesit?! Çfarë është kjo narrativë?! Nuk e kuptoj ndjekjen këmba-këmbës të protestuesve nga policia!

Gjithë shteti drejtohet nga një person i vetëm, Rama. Ne si pedagogë protestuam në mbështetje të studentëve.

Ata që nuk dinë të thonë 7 fjalë që përmend Rama, Rama i ka në Parlament. Për Ramën pushteti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, u shpreh Pashaj mes të tjerash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion