EMRI/ Gjykata liron 13 protestuesit e ndaluar, njërit prej tyre i ndalohen tubimet
Lajmifundit
/
20 October 2026, 16:06
Aktualitet

13 te arrestuarit që dolën në seancë gjyqësore të parë për sot kanë përfunduar seancën.
Për ata është caktuar detyrim paraqitje ndërsa vetëm për njërin Rigers Hoxha iu caktua ndalimi i pjesëmarrjes në tubime krahas detyrim paraqitjeje. Prokuroria kishte kërkuar arrest në shtëpi për 2 prej tyre dhe për 11 detyrim paraqitjeje.
Masat u dhanë nga gjyqtarja Marçela Shehu.
Në gjykatën e Tiranës po vijon masa edhe për 15 të tjerë.


