Protestat në Shqipëri, OSBE/ODIHR thirrje për qetësi: Çdo përdorim i paligjshëm i forcës të hetohet

Aktualitet

Protestat në Shqipëri, OSBE/ODIHR thirrje për qetësi:

OSBE/ODIHR ka reaguar pas raportimeve për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, organizata thekson se autoritetet ligjzbatuese duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

Gjithashtu, ODIHR nënvizon se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.

“I shqetësuar nga raportet për dhunë në protestat në #Shqipëri , ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë paqësore.

 Zbatimi i ligjit duhet të shmangë përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.“, thuhet në deklaratë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion