Mister në Selanik, 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 90-vjeçar

Kosovë&Rajon

Mister në Selanik, 80-vjeçarja gjendet e pajetë në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku një grua 80-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Chalastra-s. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj 90-vjeçar, ndërsa policia po heton rrethanat e paqarta të vdekjes.

Trupi i të moshuarës u zbulua të shtunën nga vajza e saj, e cila njoftoi menjëherë shërbimet e urgjencës. Pas mbërritjes në banesë, policia konstatoi se gruaja kishte dëmtime në kokë. Brenda shtëpisë ndodhej edhe bashkëshorti i saj 90-vjeçar, i cili kishte plagë në kokë dhe në dorë.

I moshuari, i cili vuan nga demenca, nuk ka mundur t’u japë hetuesve një shpjegim të qartë për atë që kishte ndodhur, as për vdekjen e bashkëshortes dhe as për plagët që kishte marrë vetë.

Ai është transportuar në spitalin “Papageorgiou”, ku po merr trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Me urdhër të prokurorit është bërë arrestimi i tij, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen.

 Policia po mbledh prova nga banesa dhe nuk përjashton as mundësinë që në shtëpi të ketë hyrë një person i tretë. Deri më tani, rrethanat e sakta të vdekjes së 80-vjeçares mbeten të paqarta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion