Vra'sja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autorët e dyshuar para gjykatës, familjarët e të ndjerit...

Aktualitet

Vra'sja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autorët e dyshuar para
Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, do të dalin para gjykatës këtë të premte në kuadër të procesit për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Seanca gjyqësore është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa dy të pandehurit përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor 2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Të pranishëm në seancën e sotme, janë dhe familjarët e gjyqtarit Kalaja, të cilët do të vendosen përballë vrasësve të dyshuar të tij.

Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance gjyqësore që lidhej me një konflikt pronësie. Pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi nxori një armë zjarri dhe qëlloi në drejtim të gjyqtarit. Gjatë ngjarjes u plagosën edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor.

Elvis Shkambi akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë, vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër palëve në gjyq, e mbetur në tentativë, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, Gjon Shkambi akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ngjarja është kryer në bashkëpunim, ndërsa mes familjes Shkambi dhe palës tjetër në konflikt kishte pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme për pronësinë.

Në kuadër të kësaj çështjeje, për shpërdorim detyre akuzohet edhe ish-punonjësi i sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj, për të cilin Prokuroria pretendon se nuk kreu kontrollet e nevojshme ndaj personave që hynë në ambientet e institucionit.

Hetimet për vrasjen përfunduan pak ditë më parë, kur Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim tre personat e përfshirë në çështje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion