Luizi e “ngacmon” për “Big Brother”, Alketa Vejsiu nuk heziton: Do të pres të mërzitet Ledjoni

Showbiz

Luizi e “ngacmon” për “Big Brother”, Alketa Vejsiu

Në premierën e “Live me Luizin”, një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte biseda mes Luiz Ejllit dhe Alketa Vejsiut për “Big Brother”.

Moderatorja e njohur u përball me pyetjen që prej kohësh qarkullon në rrjet: a do të jetë ajo pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e ardhshëm të reality show-t?

Luizi e ngacmoi drejtpërdrejt për këtë mundësi, ndërsa Alketa zgjodhi të përgjigjej me humor, duke mos dhënë një konfirmim për një rol të tillë. Madje, ajo vlerësoi edhe Ledion Liçon për drejtimin e programit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Je përfolur se do të jesh opinioniste e “Big Brother”. Karrigen e kujt do të zësh?

Alketa: Unë nuk zura karrigen e askujt, më thanë të ulem se nuk ishte Arbri dhe u ula.

Luizi: Nuk po them për atë puntatën e vjetshme, për tani.

Alketa: Unë do të pres të mërzitet Ledjoni. Bëj shaka, jam e lumtur që e drejton Ledioni se e bën shumë mirë. Ashtu siç Arbana e ka bërë shumë mirë dhe unë do ta bëja në atë stilin tim, por sërish shumë mirë.

Biseda u mbyll me një tjetër batutë nga Luizi, këtë herë për largimin e Alketës nga Top Channel.

Luizi: Dy gabime janë bërë në këtë botë, ikja e Messit nga Barcelona dhe e jotja nga Top Channel. Këtu dukesh edhe më e bukur.

ME TE LEXUARAT