Lëvizje masive pas paralajmërimit të Ramës, dorëhiqen drejtuesit vendorë të institucioneve në Dibër

Aktualitet

Lëvizje masive pas paralajmërimit të Ramës, dorëhiqen
Urdhëri i Kryeministrit Edi Rama i dhënë një ditë ministrave më parë për tju kërkuar dorëheqje drejtorave nën varësi ka zbritur deri në bazë. Burime për mediat bëjnë me dije se vala e dorëheqjeve ka përfshirë edhe institucionet qëndrore në nivel vendorë.

Deri tani mësohet se kanë firmosur dorëheqjen drejtuesit e OSHEE, UKD, ISSH, IKMT, OSSH, ASHKD etj.

Mësohet se të gjithë drejtuesve të institucioneve qëndrore në nivel vendor ju ka ardhur formati i kërkesës së dorëheqjes nga institucionet nga të cilët varen dhe ata i kanë firmosur në zyrat e tyre.

Ende nuk dihet se si do të funksionojë ky largim masiv i drejtuesve të institucioneve nën varësi të pushtetit qëndror.

Kujtojmë se një kërkesë e ngjashme e Kryeministrit Rama është bërë në Korrik të vitit të kaluar drejtuar të gjitha bashkive të vendit ku u kërkua shkarkimi i zv/kryetarëve dhe drejtorëve, por ky proces u bë pjesërisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion