Lajm i mirë për studentët, mbështetje me kredi për 500 të rinj, mbulim për tarifat dhe jetesën

Aktualitet

Lajm i mirë për studentët, mbështetje me kredi për 500
Kredia studentore do të mbështesë deri në 500 të rinj për të përballuar tarifat e studimit dhe shpenzimet e jetesës për vitin akademik 2026-2027.

Kjo skemë e mbështetur nga Qeveria Shqiptare synon t’u krijojë studentëve mundësi më të mira financimi për vijimin e arsimit të lartë, duke lehtësuar përballimin e shpenzimeve që lidhen me studimet dhe jetesën.

Në fjalën e saj në aktivitetin për hapjen e thirrjes për Financimin e Studimeve të Doktoraturës 2026, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se “kjo skemë synon të lehtësojë barrën financiare për studentët dhe familjet e tyre”.

“Aktualisht janë hapur thirrjet për kredi studentore nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, një skemë që mbështet kostot e studimit. Një nga elementet kryesore të saj është mbulimi i normës së interesit nga buxheti i shtetit, dhe studentit i mbetet aktualisht një normë interesi prej vetëm 0.5%”, vuri në dukje Kumbaro.

“Kredia mund të përdoret si për pagesën e tarifës së studimit, ashtu edhe për kostot e jetesës, dhe këtë e them me qëllim, sepse për shumë familje pengesa nuk është vetëm tarifa, por edhe qiraja, ushqimi e transporti. Pra është një skemë përmes së cilës Ministria e Arsimit mund të mbështesë jo pak, por deri në 500 studentë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Aplikimet për kredinë studentore për vitin akademik 2026–2027 u hapën më 6 tetor dhe do të vijojnë deri më 4 nëntor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion