Kuvendi nesër seancë plenare, studentët paralajmërojnë bllokimin e deputetëve

Për rreth pesë orë qëndrimi përpara Kryeministrisë, qytetarët dhe studentët kanë bërë një marshim në rrugët e Tiranës, teksa në ditën e nëntë të protestës nuk ka pasur akte dhune, veç disa molotovëve dhe gurëve të hedhur në drejtim të policisë.
Nga ana tjetër forcat e rendit nuk reaguan si në tetë ditët e fundit.
Gjatë marshimit në Tiranë, studentët njoftuan se nesër në orën 09:00 tubimi do të zhvendoset në godinën e Kuvendit.
Pasi javën e shkuar seanca e fundit u anulua për shkak të protestave të dhunshme, nesër ligjvënësit do të rikthehen në punë dhe aty pritet të ketë masa të forta sigurie.
Sot kryeministri Rama ka udhëtuar për në Malin e Zi ku nesër do të marrë pjesë në punimët e Samitit të Procesit të Berlinit, teksa nuk pritet të jetë në Kuvend.


