"Të largohen!"/ Korreshi nga protesta: Rama ushtron dhunë, me 50 miljonët e Ballukut ndryshonte jeta e studentëve

Politikë

"Të largohen!"/ Korreshi nga protesta: Rama ushtron dhunë,

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të ndryshonte jeta e studentëve.

Korreshi theksoi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai shtoi se elita ndodhet sot në shesh e se kryeministri do largohet. Korreshi theksoi se të shtunën do të ketë pjesëmarrje masive.

Saimir Korreshi:

Kjo është një rezistencë e admirueshme. Tek Mine Peza ishin 118 të ndaluar, ka një moral tepër të lartë. Është pjesë e historisë. Protesta e pedagogëve i ka dhënë bukuri protestës.

Kolapsi në institucione mund të sjellë ndryshimin. Kur flet elita, duhet të themi “stop”. Ata e dinë se me 50 milionë euro që vodhi Balluku te Tuneli i Llogarasë do kishin ndryshuar jetën e studentëve. Sistemi arsimor sot është vunerabël, nëpër fshatra dy vetë janë nëpër klasa.

 Ke një kolaps të sistemit arsimor dhe pedagogët e dinë shumë mirë se çfarë vështirësish kanë studentët në Tiranë. Ramës i ka ardhur fundi.

Mendoj se e shtuna do jetë ditë e veçantë, do ketë pjesëmarrje të madhe. News24 e di shumë mirë se çfarë bën shteti kur nuk të ka qejf. Ju si media e keni provuar vetë darën e pushtetit, që vetëm ushtron dhunë e nuk pyet më për asgjë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion