“Kush e do atdheun derdh gjakun për...” – Reagimi i këngëtares Jonida Maliqi për protestën në kryeqytet

Showbiz

“Kush e do atdheun derdh gjakun për...” – Reagimi i
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve të shumta publike pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës dje në Tiranë, ku një i ri u lëndua rëndë në sy nga një plumb gome. 
 
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtarja ka risjellë një mesazh mjaft prekës dhe me ngarkesë të fortë emocionale, të dedikuar sakrificës së të riut protestues.

“Kush e do atdheun derdh gjakun për një agim që s’do ta shohë kurrë. Ai fali njërin sy, që brezat pas tij ta shohin dritën me të dy.”

Dedikimi për të riun e lënduar: “Urojmë të jetë tragjedia e fundit”

Krahas imazhit domethënës me vargjet e kushtuara kësaj ngjarjeje, Maliqi ka shoqëruar postimin me një mesazh solidarizimi:

“Me zjarr ju flas… me zjarr. Në gjirin tim kam hapur varr… Që t’i jap shpresë edhe t’ja marr… Dedikuar sakrificës së të riut dje në protestë! Urojmë të jetë tragjedia e fundit!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion