“Në ditën më të madhe ishin 1500 veta”, Balla ironizon pjesëmarrjen në protestë: Nënat e Shqipërisë e kujtojnë mirë 1997-ën

Politikë

“Në ditën më të madhe ishin 1500 veta”,  Balla
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi protestat e fundit të dhunshme në Tiranë. Nga Golemi, krye-Qyteti i turizmit siç e quan ai, Balla tha se situata nuk është reale nga ajo që shfaqet në ekrane.

Sipas tij, në ditën më të madhe të protestës kishte 1500 veta. Ai shton se nënat në Shqipëri e kujtojnë shumë mirë vitin e mbrapsht 1997 dhe trazirat e asaj kohe. 

Siç shkruan Balla “biznesi i turizmit dënon dhunën e gatuar nga salinjtë vendas, e shtyrë edhe nga duart e huaja, armiqësore me Shqipërinë. Pamjet nga bulevardi, po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po sjellin anullim të rezervimeve”.

Balla thotë se kjo protestë vjen në një kohë kur vendi është mirë dhe pranë mbylljes së negociatave me BE-në.

“Një gjerman apo një suedez apo një danez, apo një polak dhe një çek që shikojnë në televizor, se kujtojnë që realisht ajo që shohin në televizor është në gjithë Shqipërinë. Ajo është një gjë e izoluar. Në ditën më të madhe të kësaj proteste 1500 veta ishin pjesëmarrës. 

Janë disa që kanë një agjendë politike dhe Shqipëria, nënat e Shqipërisë e kujtojnë fare mirë 1997-ën, e kujtojnë fare mirë 1998-ën. Çfarë duan këta? Të kthehemi ku ishim, 30 vjet mbrapa? 

Si ka mundësi që të gjitha këto ndodhin kur Shqipëria është në një moment të mirë. Ne vitin tjetër duam të mbyllim negociatat, pas tre vitesh duam të hyjmë në Bashkimin Evropian”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi protestat e fundit të dhunshme në Tiranë. Nga Golemi, krye-Qyteti i turizmit siç e quan ai, Balla tha se situata nuk është reale nga ajo që shfaqet në ekrane. Sipas tij, në ditën më të madhe të protestës kishte 1500 veta. Ai shton se nënat në Shqipëri e kujtojnë shumë mirë vitin e mbrapsht 1997 dhe trazirat e asaj kohe. Siç shkruan Balla “biznesi i turizmit dënon dhunën e gatuar nga salinjtë vendas, e shtyrë edhe nga duart e huaja, armiqësore me Shqipërinë. Pamjet nga bulevardi, po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po sjellin anullim të rezervimeve”. Balla thotë se kjo protestë vjen në një kohë kur vendi është mirë dhe pranë mbylljes së negociatave me BE-në. “Një gjerman apo një suedez apo një danez, apo një polak dhe një çek që shikojnë në televizor, se kujtojnë që realisht ajo që shohin në televizor është në gjithë Shqipërinë. Ajo është një gjë e izoluar. Në ditën më të madhe të kësaj proteste 1500 veta ishin pjesëmarrës. Janë disa që kanë një agjendë politike dhe Shqipëria, nënat e Shqipërisë e kujtojnë fare mirë 1997-ën, e kujtojnë fare mirë 1998-ën. Çfarë duan këta? Të kthehemi ku ishim, 30 vjet mbrapa? Si ka mundësi që të gjitha këto ndodhin kur Shqipëria është në një moment të mirë. Ne vitin tjetër duam të mbyllim negociatat, pas tre vitesh duam të hyjmë në Bashkimin Evropian”, tha Balla.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion