"Ku është komandanti?", efektivi shtyu me forcë 21-vjeçarin, protestuesi përplaset me policët: Të vijë të mbajë përgjegjësi
Lajmifundit
/
17 October 2026, 11:21
Aktualitet

Një protestues është përplasur verbalisht me një grup policësh, duke u kërkuar llogari për një episod të regjistruar gjatë ditës së djeshme, kur një efektiv shtyu me forcë një protestues 21-vjeçar. Ky i fundit vijon të jetë i shtruar në spital, në repartin e Neurokirurgjisë.
“Ku është komandanti? Të vijë të marrë përgjegjësinë për vartësin e vet që hodhi dikë në rrugë. Komandant? Nuk duhet të rrihen njerëzit. I keni arrestuar fëmijët pa të drejtë fare, duke ecur rrugëve”, u shpreh protestuesi.

