Bëhen gati autobotet e ujit, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet në kordon
Lajmifundit
/
17 October 2026, 11:02
Aktualitet

Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, teksa disa prej protestuesve kanë nisur marshimin, ndërsa pritet që protestues të tjerë të mblidhen rreth orës 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit.
Në zonën përreth institucionit janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa janë bërë gati edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit.
Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të paraqitet e dëmtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme.

