Kryeministri Rama apelon protestuesit: Jam i gatshëm për dialog, në çdo vend, në çdo orë, pa kushte

Politikë

Kryeministri Rama apelon protestuesit: Jam i gatshëm për dialog,
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje sërish për dialog me protestuesit, përveç atyre që sipas tij janë pjesë e akteve të dhunshme, dhe përfaqësuesve të partive politike, që gjithashtu nuk distancohen nga dhuna.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:

Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.

Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike. Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.

Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.

Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte

ME TE LEXUARAT