Të rinjtë e Shkodrës ngrihen në protestë, apel policisë të heqin kapelet

Aktualitet

Të rinjtë e Shkodrës ngrihen në protestë, apel
“Rama në burg”, “Berisha në burg!” dhe “Hiqni kapelet!” janë thirrjet me të cilat ka nisur protesta e të rinjve në Shkodër. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe që ai dhe kreu i opozitës, Sali Berisha, të përballen me drejtësinë. 

Të rinjtë kanë drejtuar thirrje edhe ndaj efektivëve të policisë, duke kërkuar që ata të heqin kapelet. Sipas raportimeve nga protesta, në disa raste policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve.

Protesta në Shkodër zhvillohet në një kohë kur Shqipëria është përfshirë prej shtatë ditësh nga protesta masive, ku të rinjtë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike e ligjore nga drejtuesit e vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion