Kryeministri Edi Rama tjetër ftesë për protestuesit, ja mesazhi i tij në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për protestuesit. Kreu i qeverisë ka ndërruar foton e tij të profilit në rrjetet sociale, duke zëvendësuar flamingot me karriget me mbishkrimin “Dialog”.
Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë personalisht jashtë Kryeministrisë disa karrige, me ftesën për dialog për protestuesit, e cila për të dytën ditë radhazi është refuzuar.

Kujtojmë që kreu i qeverisë, edhe gjatë protestës paqësore të qytetarëve para Kryeministrisë, ndryshoi foton e tij në rrjetet sociale, duke vendosur flamingot si ftesë për dialog për qytetarët që ndodheshin jashtë zyrës së tij.


