“A keni familje, a keni fëmijë?”/ Robert Aliaj me mesazh të fortë për Ramën pas dhunës në protesta

Artisti Robert Aliaj ka reaguar ashpër ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave në Tiranë, duke akuzuar efektivët e Policisë së Shtetit dhe RENEA-s për ushtrim dhune ndaj të miturve, gjimnazistëve, studentëve dhe qytetarëve të tjerë.
Përmes një reagimi publik, Aliaj u është drejtuar drejtpërdrejt punonjësve të policisë, duke i akuzuar se kanë kthyer uniformën dhe institucionet shtetërore në instrumente dhune ndaj qytetarëve që protestojnë.
Ai ka ngritur një sërë pyetjesh për përgjegjësinë morale të efektivëve dhe familjarëve të tyre, duke kërkuar që ata të mos heshtin përballë veprimeve që ai i cilëson kriminale.
“A keni familje? A keni fëmijë? A keni ju gra?”, shprehet artisti, ndërsa kritikon ashpër edhe familjarët e punonjësve të policisë që, sipas tij, zgjedhin të heshtin përballë dhunës ndaj të rinjve.


