SPAK e kërkon urgjentisht, Ermal Beqiri aplikon për azil në Francë! Çfarë pritet të ndodhë të premten?

Aktualitet

SPAK e kërkon urgjentisht, Ermal Beqiri aplikon për azil në

Një kërkesë për Azil, dorëzuar nga biznesmeni Ermal Beqiri në autoritetet e migracionit në Francë, mund të sjellë ndalimin e ekstradimit të tij në Shqipëri, ku e pret përballja me disa akuza të rënda që tashmë janë ngritur nga SPAK.

Përmes kësaj kërkese, pronari i “Soft-Solution” synon të bllokojë ekstradimin në Tiranë, duke shpresuar të qëndrojë në Francë, shtet në të cilin administron disa pasuri të paluajtshme dhe njëherësh kompani.

Është mësuar se kërkesa në fjalë është depozituar qysh në momentet e para të arrestimit të Beqirit, ku avokatët e tij pretendojnë se shqiptari i kërkuar ka rrezik për eleminim fizik nëse do kthehet në Shqipëri.

Ndaj nisur nga kjo situatë sipas tyre, shteti Frances më përpara duhet të shqyrtojë dhe të marë një vendim për pranimin ose jo të kërkesës së azilantit dhe më pas në një moment të dytë të shprehet për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri.

Aktualisht çështja e azilkërkuesit është në fazë verifikuese nga autoritet e emigracionit në Francë. Kurse SPAK nga ana tjetër ka çuar në Francës dosjen penale kundër Beqirit dhe kërkesën për ekstradimin e tij, në Shqipëri.

Ndërsa pritet që ditën e Premte, një Gjykatë Apeli në Amiens të Francës, do shqyrtojë një kërkesë të bërë nga Ermal Beqiri, për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të lehtë si “arresti i shtëpisë” apo detyrimi për tu paraqitur në rajonin e policisë.

Tashmë çështja e ekstradimit të biznesmenit të kompanisë “Soft Solution”, ka hyrë në një spirale ligjore, ku deri në këtë fazë nuk dihet me saktësi nëse Beqiri do mundë ti shpëtojë ekstradimit përmes kërkesës për azil apo do vijë me pranga në duar nga Franca në Tiranë.

Ndërkohë një gjykatë Franceze, ka pranuar një kërkesë të prokurorisë së Posaçme SPAK, duke sekuestruar disa pasuri të paluajtshme të Beqirit, mes të cilave dhe një kështjellë me vlerë 2.1 milion euro.

Më 24 korrik 2026, Ermal Beqiri u arrestua nga autoritetet ligjzbatuese franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme).

Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Ndërsa çështja u Apelua dhe se pritet që ditën e Premte, gjykata e Apelit të shprehet rreth kërkesës së tij për lirim.

Aktualisht ndaj biznesmenit Ermal Beqiri, ka ngritur disa akuza si “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarësve në tendera dhe ankande publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bashkë me Ermal Beqirin në këtë dosje me Nr.20/1 nën hetim janë vanë Ergys Agasi, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, ish-zv/drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, Daniel Shima, Emirton Suli, Arjola Koromani, Gentian Likaj, Gëzim Hoxha, Elison Jorgji, Andis Papa dhe disa subjekte tregtare.

Sipas SPAK, të gjithë këta biznesmenë dhe zyrtarë të AKSHI-t kishin krijuar një monopol të paracaktimit të tenderave publikë në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit.

Dhe këtë gjë e arrinin përmes korrupsionit dhe dhunës ndaj konkurentëve në këto tendera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion