Zaev: Nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç asaj të BE-së, s'kemi familje tjetër

Kosovë&Rajon

Zaev: Nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç asaj

Kryeministri Zoran Zaev tha gjatë Forumit Strategjik të Bledit se pavarësisht zvarritjes së procesit, Maqedonia e Veriut nuk ka zgjidhje tjetër përveç Bashkimit Europian.

“Ne jemi në zemër të BE-së, si një ishull në brendësi. Në fakt nuk është e lehtë të jesh kandidate për 16.5 vite, Maqedonia është vendi që ka pritur me kohën më të gjatë për hapin tjetër. Por ende nuk është çelur konferenca e parë ndërqeveritare për të vijuar me proceset e tjera.

“Ne e kemi filluar këtë debat edhe gjatë debatit pas çeljes së këtij forumi dhe cështja e zgjerimit është edhe e së ardhmes së Europës.

Ne besojmë që ideja fillestare e etërve të BE-së duhet të arrihet dhe prandaj, në rast se Ballkani Perëndimor bëhen pjesë e BE-së, e mira e para është që do të përmbushim këtë objektiv themelor që e krijuan vetë etërit themelues të BE-së” tha ai.

Por për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç asaj të BE-së. Ne nuk kemi familje tjetër, kjo është familja jonë. Me Ballkanin e Hapur po shfrytëzojmë këtë kohë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Nuk e dimë që për 7 apo 10 vite do të hidhet hapi tjetër” tha ai në Forumin Strategjik të “Bledit” në Slloveni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion