Vjosa Osmani e quan Vucicin toger të Milloshevicit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur aktivitetin e presidentit serb, Vuçiq, i cili po përpiqet ta zhbëjë çdo gjë që është arritur deri më tani, që nga paslufta.
Osmani, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se do të punojë me aleatët për të mos lejuar që këto arritje të zhbëhen.
“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bonjë e Hercegovinën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiq tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në:
paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme.
Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar e para e vendit, Vjosa Osmani.


