Vjehrri dhe nusja shqiptare ndërrojnë jetë brenda 24 orëve nga koronavirusi

Kosovë&Rajon

Vjehrri dhe nusja shqiptare ndërrojnë jetë brenda 24 orëve

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra rekord të viktimave nga Covid-19 dhe rasteve të reja. Mediat e Kosovës raportojnë për tragjedi në një familje si pasojë e koronavirusit.

Dy vdekje brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë ndodhur në të njëjtën familje në Turjakë të Malishevës.

Mbrëmë ka vdekur një grua 39-vjeçare, ndërsa sot në mëngjes edhe vjehrri i saj 68-vjeçar.

Një familjar i tyre ka thënë për “Koha.net” se ata kanë qenë të konfirmuar me COVID-19 dhe po trajtoheshin në klinikat e QKUK-së në Prishtinë. I njëjti burim bën me dije se asnjëri nga viktimat nuk ka qenë të vaksinuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion