Ushtari britanik përkujdeset për foshnjën afgane në avion: Nëna s'mbante dot sytë hapur
Lajmifundit
/
7 September 2021, 18:08
Bota

Përtej uniformës, forcat ushtarake amerikane dhe ato britanike kanë kryer edhe një mision tjetër, atë të përkujdesjes për foshnjet që shpëtohen nga nënat mes frikës për jetën.
Ky është edhe rasti një ushtari britanik që mban në krah një foshnje dy javëshe teksa nëna e saj është e sfilitur dhe mezi qëndron në këmbë gjatë fluturimit nga Afganistani drejt Mbretërisë së Bashkuar.
“Me cepin e syrit pashë diçka të binte në dysheme”, tha ai. “Nëna po përpiqej të merrte foshnjen e saj por ajo i ra nga prehri sepse ishte plotësisht e rraskapitur, nuk mund të mbante sytë hapur dhe as krahët lart”, shtoi ai.


