U zëvendësua nga Ulsi Manja, Kim takim me Etilda Gjonaj: Gruaja e parë në këtë pozicion kyç

Politikë

U zëvendësua nga Ulsi Manja, Kim takim me Etilda Gjonaj: Gruaja e

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren e Drejtësisë në largim, Etilda Gjonaj, e cila do të pasohet nga Ulsi Manja në kabinetin qeveritar "Rama3"

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë u shpreh se falë ministres Gjonaj, reforma në drejtësi ka filluar të japë edhe rezultate.

“U takova @GjonajEtilda për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç.


Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE-së dhe forcojnë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri” shkruan Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion