Vdekja e 18-vjeçares, avokati: Fqinjët kanë qenë dëshmitarë, kanë heshtur

Kosovë&Rajon

Vdekja e 18-vjeçares, avokati: Fqinjët kanë qenë

Vdekja e Marigona Osmanit vijon të hetohet, ndërkohë që detaje të reja dalin në dritë. Avokati i familjes së 18-vjeçares ka dhënë një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, ndërsa ka treguar disa detaje. Gazmend Rexhepi tha se nën hetim janë dy persona, siç dhe është bërë me dije më herët, por ende nuk është vërtetuar nëse të dy ata kanë dorë në vrasjen e së resë.

Sipas avokatit, prokuroria ka marrë të gjithë provat që mund ta ndihmojnë në hetim, ndërsa certifikata e vdekjes tregon se vdekja ka ardhur nga një dhunë e fortë, që mund të fusë në telashe shokun e bashkëshortit të 18-vjeçares.

Avokati më tej ka treguar se fqinjët kanë dëgjuar dhunën, por nuk kanë reaguar, duke bërë që heshtja e tyre të përfundojë në tragjedi. Po ashtu, bashkëshorti dy ditë para vdekjes nuk e ka lënë 18-vjeçaren të flasë me familjen dhe këta të fundit nuk kanë reaguar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion