“Shëllehen në plazhe”, Braçe irritohet me administratën: Po ta dinte Nënë Tereza s’do shenjtërohej

Politikë

“Shëllehen në plazhe”, Braçe irritohet me

Teksa sot data e “Shenjtërimit të Nënë Terezës”, është një ditë pushimi për shumë punonjës por edhe për politikën, vetë deputeti Erion Braçe ka reaguar në mënyrë kritike.

Ai ka shprehur irritimin e tij në rrjetet sociale kundër atyre politikanëve që këtë ditë pushimi sipas Braçes e kalojnë në jug në resorte të shtrenjta .

Braçe shkruan se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”.

“Ta dinte Nënë Tereza që shënjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek Nazuri, në Jalë tek Cmenduria, në Hamallë te Dallga, në gjirin e Lalëzit te 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjtë! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjes e punë të mbare të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shendetësore e spitale”, shkruan Braçe.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion