Pushimet në jug shkuan keq, Ylli Limani përfundon në spital

Këngëtari Ylli Limani ka përfunduar në spital. Lajmin e bëri me dije vetë kosovari, përmes një story në Instagram, teksa e cilëson situatën komike. 27-vjeçari ka treguar se gjatë pushimeve në jug, në shoqërinë e disa personave, ata nisën një lojë me gurë, që shkoi keq.
Ai ka çarë vetullën dhe ka dashur ndërhyrje mjekësore për ta qepur.

Gjendja e tij është shumë e mirë, por ai ka dashur ta ndajë me fansat. NDërkohë kujtojmë se Ylli ishte në shoqërinë e Loredanës në jug.

Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë tipin e këngëtarit Kosovar, karagjoz dhe shumë çapkën, me siguri që pas këtij incidenti ka një histori shumë komike.


